Aksidenton me automjet një shtetase të mitur, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Nga Specialistët për Hetimin e Aksidenteve Rrugore, në Komisariatin e Policisë Mat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Besim Milloshi, 57 vjeç, banues në Burrel.

Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Burrelit, duke drejtuar automjetin furgon me targa AA 114 MC ka aksidentuar shtetasen e mitur E.M, 10 vjeçe, e cila ka marrë dëmtime në trup dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.