Ka përfunduar mbledhja e Byrosë së Parlamentit ku është shqyrtuar kërkesa e grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim për përjashtimin e kryeministrit Edi Rama.
Byroja ka vendosur rrëzimin e kërkesës së LSI-së për përjashtimin e Ramës nga seanca me 6 vota kundër dhe 3 pro. Sipas maxhorancës, nuk pati fjalë fyese nga ana e kryeministrit në seancën e javës së kaluar.
Nëntë deputetë të LSI-së i kërkuan kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi përjashtimin e kryeministrit Rama nga Kuvendi, për fjalorin e përdorur në seancën parlamentare të 29 marsit.
Më konkretisht, në fjalën e tij gjatë zhvillimit të kësaj seance kryeministri u shpreh: “Nuk mundni dot ju të bllokoni asgjë dhe të pengoni asgjë, dhe për më tepër pastaj, jo po…, shiko këtu se do të ngrihen këta, do ngrihen ata. Kjo e ngritjes është, ‘thirri-thirri të të ngrihet, ai i shkreti kokë ulur s’të përgjigjet dot’.





