Një adoleshent nga Durrësi ka mbetur i plagosur lehtë, në lagjen nr.11, pas një sherri me dy adoleshentë të tjerë, 15 dhe 16 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë dhe mësohet se plagë të lehta nga dhunimi me grushta ka marrë 15-vjeçari S.Ç.

Ndërkohë, dhunuesit janë shtetasit K.P dhe D.SH, vjeç 15 e 16, banues në Durrës.

Dy adoleshentët po procedohen për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje në bashkëpunim”.