Kryeministri Edi Rama dhe ministri Damian Gjiknuri zhvilluan sot një interpelancë online me banorët e Qarkut të Kukësit, ku tema e disktuar ishte vendosja e taksës për kalimin e Rrugës së Kukësit. 

Por Partia Demokratike në një njoftim per mediat thotë se takimi i Edi Ramës nuk ishte me qytetarë të zakonshëm, sepse prej tyre ka frikë dhe nuk shkel në Kukës. 

Sipas PD-së, ky takim u zhvillua me rrogëtarët e tij në poste kyçe të administratës në Kukës dhe me persona me preçedentë kriminalë. 

"Protagonisti i propagandës së Edi Ramës është Xhevdet Sopaj, i dënuar në vitin 2012 për armëmbajtje pa leje. Për shkak të mosdeklarimit të dënimit, KQZ vendosi ndërprerjen e mandatit të tij." 

Disa nga pjesëmarrësit e tjerë në takimin e Ramës janë rrogëtarët nga administrata e Ramës, që kanë lënë punën për t’u mbledhur në Prefekturë.

  • Jaho Hoxha  – Drejtor i Postës Kukës
  • Agron Hoxha – Drejtor i Drejtorisë së Shëndetit Publik
  • Fadil Morina  – Drejtoria e Shëndetit Publik
  • Shpresa Kërxhaliu  – Nëndrejtoreshë e Gjimnazit
  • Manushaqe Muça  – Mësuese 
  • Afrim Hoda   – OSHEE
  • Ledian Halilaj – Zyra Punës  
  • Skender Ahmeti  -DAR  
  • Clirim Spahiu  – Drejtoria e Transportit Rrugor
  • Azem Elezi -Drejtor i Arkivit dhe kryetar i PS aktual
  • Besart Tota -Drejtor i IKMT-së

​*Bashkëngjitur fotot e vendimit të KQZ-së për ndërprerjen e mandatit të Xhevdet Sopaj.