Një shpërthim me lëndë plasëse në një banesë është regjistruar rreth orës 02:35 të mëngjesit të sotme në Lazarat.

Sipas policisë lënda plasëse është vendosur dhe ka shpërthyer në derën e jashtme të banesës së shtetasit Adel Selimi dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Mësohet kjo banesë është e babait të një prej të dënuarve për vrasjen e efektivimit të RENEA-s Ibrahim Basha, Klodian Selimi, i dënuar 13 vjet burg.

Burimet shtojnë më tej se Selimi ishte mes të pandehurve që bashkëpunoi me Prokurorinë duke rrëfyer ngjarjen e rëndë, ku humbi jetën oficeri i RENEA-s.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.