Kryeministri Edi Rama dhe ministri Damian Gjiknuri ndodhen në interpelancë me banorët e Kukësit. 

Rama iu kërkoi ndjesë qytetarëve se nuk kanë bërë sqarimet e nevojshme për tarifën në Rrugën e Kombit duke theksuar se nuk është tërhequr nga ky vendim. Sipas kryeministrit thirrja për të liruar protestuesit e arrestuar është një thirrje në ajër.

"Ju kërkoj ndjesë të gjithëve përsa kohë nuk kemi bërë sqarimet e nevojshme.  Kemi vendosur 60 ditë kohë për ta bërë  sa më shpejt por dhe sa më mirë që të mos dalin gjërat e nxituara. Nuk do ta rivendosim funksionimin e sistemit të pagesës edhe nëse do të jetë gati sistemi ne nuk do ta çelim sistemin ka e konkluduar formulën për të gjithë zonën.  Që në fillim të shkurtit kanë nisur negociatat. Nuk e kam takuar kryetarin e bashkisë sepse nuk është distancuar nga dhuna. Thirrja për të liruar këta e ata, është një thirrje që shkon jo vetëm ne adresë të gabuar kur më drejtohet mua. Kjo thirrje është në ajër pasi është cështje e drejtësisë. Nuk jam tërhequr nga asgjë por thjesht po bëjmë një proces që do bëjmë më përpara. Për këtë kam kërkuar ndjesë."