Edhe pse në seancën e sotme parlamentare mungonte opozita, duket se sërish nuk kanë munguar tensionet në Kuvend edhe pse këtë herë brenda mazhorancës.
Pas rrëzimit të një amendamenti gjatë votimit të ligjit për diasporën, ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka përplasur karrigen dhe është larguar
Amendamenti për rregullimin e një neni i bërë publik fillimisht nga Adnor Shameti u mbështet nga Majko, por ka hasur në kundërshtimet e grupit parlamentar.
Fillimisht Mimi Kodheli dhe më pas Taulant Balla kanë kundërshtuar amendamentin me argumentin se nuk kishte ardhur në kohë, duke kërkuar që të rrëzohet.
Rrëzimi i amendamentit ka nxehur ministrin Majko, i cili ka përplasur karrigen dhe është larguar nga Kuvendi. Në votim 74 vota kanë qenë pro ligjit të ardhur nga qeveria dhe 1 votë kundër.





