Policia italiane ka arrestuar një 68-vjeçar shqiptar pasi është denoncuar nga disa vajza të mitura, të cilave iu kërkonte video erotike përmes Facebook-ut.
68-vjeçari nga Tirana kishte hapur një profil të rremë në Facebook ku shtirej si një djalë 12-vjeçar dhe joshte vajza të mitura. Ai iu kërkonte video erotike dhe më pas i përdorte si shantazh që të merrte të reja ose përndryshe do të publikonte materialet që kishte në rrjetet sociale.
Pas denoncimit në prokurorinë italiane, të cilat pas një vëzhgimi të rastit kanë zbuluar se pika nga ku ai ishte lidhur me internet, vinte në një qendër kompjuterike, në periferi të Tiranës.
Më pas ata kanë mundur ta lokalizojnë, duke e arrestuar, ndërsa sipas mediave italiane thuhet se rrezikon deri në 9 vite burg.





