Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prej orës 09:45 të mëngjesit të sotëm i është bashkuar protestës së qytetarëve pranë Vorës.
Në këtë protestë, përkrah kryedemokratit ndodhet edhe bashkëshortja e tij Aurela, të cilët bashkë me qytetarët, janë ulur këmbëkryq në rrugë.
Prej dy ditësh, opozita e bashkuar ka paralajmëruar protestat popullore, dhe i ka bërë thirrje qytetarëve për mosbindje civile.





