Një 58-vjeçare nga Durrësi është përndjekur dhe kanosur vazhdimisht nga një shtetas nga Golemi, që është shpallur në kërkim nga policia.

Përndjekja dhe kanosjet janë bërë përmes rrjeteve sociale.

“Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit F.B, vjeç 50, banues në Golem, Kavajë, pasi nëpërmjet rrjetit social ka përndjekur dhe kanosur në vazhdimësi shtetasen Z.Q, vjeç 58. Nenet 121/a dhe 84 të Kodit Penal”, njofton policia.