Nëntë deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim i kanë bërë kërkesë kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi për përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga seanca parlamentare.

Në një kërkesë zyrtare, Grupi parlamentar i kësaj force politike shkruan se duke marrë shkas nga sjellja në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, Rama në seancën e kaluar plenare ka përdorur fjalor fyes dhe përçmues ndaj deputetëve.