Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas vendimit të gjykatës për 23 të ndaluarit pas protestës në Rrugën e Kombit, ku 11 prej tyre u lanë në burg.
Kryemadhi u shpreh se sot drejtësia vdiq, ndërsa fjalën tashmë e ka populli, pasi fjala e poltikes ka përfunduar.
"Kishim një vendim arbitrar te gjykates dhe në shkelje të ligjit. Rama humbi përballjen me të vërteten dhe shtetin e të drejtës. Rama dëshmoi se sot drejtësia vdiq. Prokurorë dhe gjyqtarë janë nën thundrën e policisë. Askush nuk mund të vendoset mbi popullin dhe mbi vullnetin e tij. Ramën nuk mund ta shpëtojë më askush nga revolta e popullit. Opozita e bashkuar nuk do ta lejojë këtë reprezalje. Frika nga populli po ia merr frymën, por ky frikacak nuk mund ta mbysë një popull të tërë. Ata policë që i shërbejnë pushtetit duhet të llogarisin edhe fundin e karrierës së tyre. Po kështu edhe ata gjykatës e prokurorë po i shërbejnë Ramës dhe krimit të organizuar. Fjala e politikes mbaroi dhe tashme fjalën e ka populli."





