Policia ka vënë në pranga një të ri nga Kurbini, pasi në automjetin tip “Land Rover” iu kapën 140 gramë kokainë.

Sipas policisë, në kuadër të operacionit “Parkimi” është vënë në pranga Jurgen Sokoli, 22 vjeç, banues në Laç.

Në automjetin e tij tip “Land Rover” pranë një karburanti, iu gjet kokaina ndërsa në cilësinë e provës iu sekuestrua edhe një peshore elektronike, një telefon celular dhe automjeti.

Në pamjet e publikuara nga policia, i riu shfaqet i prangosur dhe i shtrirë përdhe nga disa policë të veshur me rroba civile.