Në kuadër të operacionit "Ranishtja 4" një tjetër person i shpallur në kërkim është arrestuar lidhur me skandalin me tokat në bregdetin e Shëngjinit, çështje për të cilën u arrestua edhe kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrkaj, dhe më pas u la i lirë.

Burime zyrtare nga policia thanë se në pranga ra shtetasi me inicialet Zef Gjini, 59 vjeç, banues në lagjen "Nënë Tereza" në qytetin e Lezhës, i cili kërkohej prej disa kohësh.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me Vendim Nr.86, datë 15.03.2018, ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest në burg", për veprën penale "Falsifikimi i dokumenteve". Ndërkohë që vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim.