Pas ngjarjeve të fundit në Gjykatën eTiranës ku do të jepet masa e sigurisë për 23 protestuesit e arrestuar, ka reaguar edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
Kryemadhi në një status në Facebook, shkruan së Rama sot po nënshkruan fillimin e fundit të tij në pushtet ndërsa e quan atë si fajtor dhe frikacak të madh.
Sipas kryetares së LSI-së , Rama nuk është mjaftuar me dhunën sistematike ndaj kuksianëve, duke dhunuar në mënyrë flagrante edhe deputetët.
STATUSI I PLOTË
Edi Rama, fajtori dhe frikacaku i madh, sot po nënshkruan fillimin e fundit të tij në pushtet.
Nuk është mjaftuar me dhunën sistematike ndaj kuksianëve, por sot në mënyrë flagrante ka dhunuar edhe deputetët që ndodhen pranë Gjykatës së Tiranës në mbështetje të protestuesve.
Asgjë nuk i ndal më shqiptarët për të drejtat e tyre!
As blindat dhe policia e Edi Ramës dhe as falangat e tij të pushtetit.
Ne do jemi aty në mbrojtje të qytetarëve dhe të drejtës së tyre.
BETEJA SAPO KA FILLUAR!





