Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas përplasjes mes forcave të policisë dhe deputetëve të partisë së tij, të cilët nuk u lejuan të futen në sallën ku po zhvillohet seanca për përcaktimin e masës së sigurisë për 23 protestuesit e ndaluar.

"Shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të shtetit kriminal të Edi Ramës. Shqiptarët po kuptojnë se policia, prokuroria dhe drejtësia politike janë në duart e grupit kriminal që ka kapur të gjitha pushtetet në vend. Sot shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të drejtësisë së Edi Ramës: kriminelët dhe mafia mbrohet, kurse populli trajtohet sikur të ishte kriminel," shkruan Basha në Facebook.