Momente tensioni brenda Gjykatës së Tiranës, atje ku do të jepet masa e sigurisë për 23 protestuesit e arrestuar, si përgjegjës për dhunën në protestën e organizuar të shtunën në ‘Rrugën e Kombit’ kundër taksës.
Dera e gjykatës është thyer, ndërsa nuk munguan as tonet e larta. Në këtë video të publikuar nga “BalkanWeb”, shihen momentet e tensionit mes deputetëve të PD dhe punonjësve të policisë. ‘Mos më prek me dorë’, dëgjohet zëri i një deputeteje të PD-së, pasi ata nuk lejohen të futen brenda sallës.
‘Hiqe dorën’ i drejtohen deputetët punonjësve të policisë. Pasi u shtynë para derës, deputeti i PD-së Edmond Spaho ngeli i lënduar.





