Gjendet motori i detit që dyshohet se u përdor nga 32-vjeçari Santo Ymeraj, i cili rezulton i humbur prej gjashtë ditësh, që prej natës të së premtes.

Motori i detit është gjetur mbrëmjen e djeshme në Budva të Malit të Zi. Motori ka qenë në largësi prej 10 miljesh nga bregu i Budvës, dhe sipas familjërve, motori ishte gjysmë i mbytur dhe vetëm pjesa e parë ishte mbi ujë.

Ai është verifikuar nga vetë familjarët nga ngjyra e bardhë dhe disa shenja të tjera.

Ndërkohë që edhe ditën e sotme kanë vijuar kërkimet për gjetjen e trupit të 32-vjeçarit nga familjarët me mjete detare tip gomone si dhe një helikopter që e kanë marrë me qira vetë familjarët, por deri tani nuk asnjë gjurmë nga Santo Ymeraj.