Tensionet me Turqinë janë shqetësimi kryesor edhe për Kryeministrin grek Alexis Tsipras.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Tsipras bëri thirrje për përfundimin sa më shpejtë të dialogut për zgjidhjen e problemeve fqinjësore me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Sipas tij, në këto momente tensioni me Turqinë, Greqia ka nevojë të mbyllë sa më shumë fronte të hapura diplomatike e politike.

Po ashtu, Kryeministri grek i lëshoi një tjetër thirrje Presidentit turk për lirimin sa më shpejtë të 2 ushtarëve grekë të kapur nga Turqia në një zonë të diskutueshme kufitare mes dy vendeve.