Në një konferencë për median lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve, Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, deklaroi autostrada Tiranë-Durrës ka nevojë për rindërtim nga e para për shkak të degradimit. 

Ministri tha se bëhet fjalë për një vlerë investimi prej 20- 30 milionë euro, por që po bëhen studime.

"Doni të shikoni një shembull të qartë të degradimit të një aseti kombëtar është rruga Tiranë-Durrës. Për shkak të mbipërdorimit, mosndërhyrjeve në kohë dhe që sot që flasim jemi në pikën që ajo rrugë do ndërhyrje në shtrat, në thellësi, pra do gati një rindërtim nga e para. Kemi marrë masat që të fillojmë këtë vit riveshjen e një shtrese të asfaltit por që ajo rrugë në terma afatgjatë të ketë qëndrueshmëri dhe të krthehet në një rrugë me standarte bëhet fjalë për vlera mbi 20-30 milion euro minimalisht por që po bëhet studimi për të. Vetëm për riveshjen do të harxhojmë 11 milion euro, për ta mbajtur disa vjet në parametra normalë. Nevoja për mirëmbajtjme prek dhe rrugët e reja për shkak të fenomeve të paparashikueshme."