Faza e katërt do të jetë e fundit në Kategorinë Superiore. Duke qenë se janë edhe 9 javë për t'u luajtur, kjo do të thotë se disa ekipe kanë më shumë ndeshje brenda në këtë fazë e disa të tjerë më shumë ndeshje jashtë.
Kjo gjë mund të quhet si një lloj “favori” për ekipet që kanë më shumë ndeshje brenda, edhe pse në fushën e lojës asnjëherë nuk i dihet. Por, sipas kësaj logjike, ja kë favorizon kalendari në këtë javë të katërt në luftën për Evropë dhe atë për mbijetesë:
Kukësi (4 brenda, 5 jashtë)
Partizani (4 brenda, 5 jashtë)
Laçi (5 brenda, 4 jashtë)
Luftëtari (5 brenda, 4 jashtë)
Flamurtari (5 brenda, 4 jashtë)
Kamza (5 brenda, 4 jashtë)
Vllaznia (5 brenda, 4 jashtë)
Teuta (4 brenda, 5 jashtë)
Në luftën për Evropë, Partizani dhe Kukësi janë më pak të favorizuar sepse kanë më shumë ndeshje jashtë, ndërsa ekipe si Laçi, Luftëtari dhe Flamurtari kanë më shumë ndeshje brenda.
Në luftën për mbijetesë, Teuta duket si më pak e favorizuar, sepse Vllaznia e Kamza kanë më shumë ndeshje brenda fushe.





