Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja e kryesisë së grupit në PD. Mësohet se Basha ka dhënë urdhër të prerë se PD të jetë në krah të qytetarëve.
Basha: "Është momenti për të qenë në krah të njerëzve. Vendimin duhet ta vëmë menjëherë në zbatim. Thirrje për të mos paguar taksën e Rrugës së Kombit taksën e karburantit, taksën e rritur të pronës, të biznesit të vogël, tarifën e rritur të ujit.
Në këtë situatë ku Rama e ka futur vendin, ne nuk ndjekim interesin tonë vetjak, por lidhemi me qytetarët. Duhet të jemi në krah të njerëzve.
Te vendosim cilat janë hapat e parë, duke nisur me praninë masive të opozitës në sallën e gjyqit, sepse ata janë simboli i mosbindjes civile.
Ne nuk çojmë kërkesë për leje ne polici. Do ta kërkojmë kur të jetë arrestuar Olsi Rama, Agron Xhafaj, Saimir Tahiri".
Në mbledhje ka folur dhe Berisha i cili ka thënë se çdo ditë kemi përballë në barbar, duke thënë për Edi Ramën.
Berisha: Lëvizjet e mëdha fillojnë kur s’e pret. Ne kemi përballë një barbar të vërtetë qe nuk ka lënë asgjë pa përdorur, ne radhe te pare kundër opozitës. Ndaj Kukësi e nisi, e ndezi shkëndijën. Ne nuk largohemi deri ne përmbysjen e kësaj qeverie. A jemi shume apo pak? Me siguri absolute ju them jemi shume. Kjo është mosbindje me vendosmërinë qe ta nisim dhe nuk kthehemi më.





