Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë pasi ne banesën ku jetonin iu gjet një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike e llojit kanabis dhe kokainë.

Banesa ndodhej Cesano Maderno, ku banonin dy shqiptarë të moshës 31 dhe 40 vjeç së bashku me shoqërueset e tyre rumune 29 vjeçare, gjithashtu të arrestuara nga policia.

Në banesë u gjetën dhe sekuestruan 41 kg marijuanë dhe 10 gram kokainë. Droga ishte fshehur në paketa të ndryshme të fshehura brenda dollapëve dhe çantave.

Gjatë kontrollit në banesë policia gjeti dhe një pistoletë 9×21 gjysmë-automatike me 10 plumba, e vjedhur në Paderno Dugnano nëntorin e kaluar, si dhe më shumë se 9 mijë euro cash dhe 7 smartphones.

Të arrestuarit u transferuan në burgun e Monzas dhe atë të San Vittores në Milano.