Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke kujtuar Ditën Botërore të Autizmit, në një postim në Facebook, ka bërë thirrje për më shumë solidaritet, përkujdesje, mirëkuptim e dashuri.

STATUSI I PLOTË

Dita Botërore e Autizmit, që sot shënohet kudo në botë, na kujton detyrimet tona institucionale dhe shoqërore për më shumë solidaritet, përkujdesje, mirëkuptim e dashuri për të gjithë fëmijët dhe familjet e tyre, të cilët kanë nevojë për përkrahjen tonë.