Policia ka vënë në pranga një 26-vjeçar nga fshati Dëllënjë i Vlorës me akuzën e falsifikimit të monedhave.

E.Todi kishte konsumuar pica në një lokal në lagjen “Pavarësia” dhe kishte paguar me dy kartëmonedha 50-euroshe që dyshohet se janë të falsifikuara.

Punonjësit e picerisë e kanë paditur dhe ai u arrestua për veprën penale të ‘falsifikimit të monedhave’.