Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i është bashkuar sot të afërmve të të arrestuarve, që po protestojnë para Drejtorisë së Policisë Tiranë për të kërkuar lirimin e atyre që akuzohen për vandalizëm në Rrugën e Kombit.
Ai tha se protesta në rrugë qe “një tubim i qytetarëve të Kukësit për një interes kombëtar. Kjo parti ka një problem historik me Rrugën e Kombit, sot vazhdojnë me trashëgiminë e tyre komuniste për të bllokuar rrugën që është për bashkëpunimin e shqiptarëve me kosovarët. Këto arrestime janë arrestime politike të një mentaliteti komunist. Ky është i vetmi kryeministër që rrogat i jep me lekë dhe i takson me euro. Unë kam qenë vetë në Kukës dhe ka pasur provokime nga policia e Shtetit në Kukës, siç po kërkon edhe këtu të bëjmë një hap prapa”.





