Një çantë e dyshimtë është gjetur përballë Qendrës së Informimit të BE në Tiranë, pranë Pallatit të Kongreseve.

Mësohet se policia ka arritur në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, priten ekspertët e xhenios për të eksperimentuar nëse ka lëndë plasëse.

Çanta e dyshimtë është vënë re nga një kalimtar i rastit i cili ka lajmëruar policinë.

Po bëhen kontrollet dhe verifikimet e mundshme dhe pritet kryerja e një shpërthimi të kontrolluar.

Zona ka rreth 30 minuta që është e bllokuar dhe e izoluar nga forcat e policisë.