Një ditë pas protestës së dhunshme në Kukës dhe pas arrestimeve të bëra në mesnatë nga Rama i ka quajtur protestuesit një tufë vandalësh që sipas tij do të marrin ndëshkimin që meritojnë pas shkeljes së ligjit.
"Kush e shkel vijën është në shkelje të ligjit. Godet apo nuk godet je në shkelje të ligjit. Policia ka bërë dje më të mirën e mundshme për ballë një tufe vandalësh të cilët do të marrin ndëshkimin që meritojnë. Nxitësit i kanë parë të gjithë dhe e di i madh he i vogël se kush janë. Deri më sot kompania ka bërë 15.2 milionë euro investime mbrojtëse" tha Rama.





