Mbi vendosjen e pagesës në Rrugën e Kombit  dhe pas protestave të djeshme Kryeministri Rama në konferencën e dytë për mediat për këtë çështje tha se nuk ka asnjë tërheqje.

“Ne do të përfundojmë pas 30 ditësh komunikimin me kompaninë. Kam thënë që do të marrim një komunikim  intensiv shpjegues pasi dezinformomi dhe manipulimi i njerëzve ka triumfuar pas shpjegimeve të dhëna ditët e fundit. A e keni lexuar ju kontratën, me siguri jo. Çka bën që edhe sot faktet që lidhen me kontratën e shkruar shumë kohë më parë që ka një sistem të postatshim, që do të vihet për përdoruesit e shpeshtë thuhet se kam bërë tërheqje. Po këtu ska asnjë tërheqje për të bërë, por për të informuar dezinformomini,” tha Rama.