Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 33-vjeçar, banues në Kavajë pasi vodhi një dyqan në lagjen nr.13.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se, shtetasi E.Q., vjeç 33, u kap më datë 30.03.2018, me disa sende ushqimore e pije alkoolike, të vjedhura në dyqanin e shtetasit F.T., vjeç 44, banues në Durrës.
Nga kontrolli në banesë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Nga veprimet e kryera rezultoi se shtetasi i arrestuar është autor edhe i një tjetër vjedhje.
Ky rast do të trajtohet nga policia sipas neneve 134/2 dhe 283/1 të Kodit Penal.





