Një gol në minutën e '85, do të vendoste fatin e ndeshjes së sotme mes Teutës dhe Laçit!

Pas rezultatit 1-0 në ndeshjen e luajtur në qytetin e Durrësit, në një intervistë për mediat, trajneri i Laçit, Gentian Mezani u shpreh se edhe pse lojtarët e skuadrës së tij u munduan gjatë gjithë takimit, ishin të paqartë përballë portës së Teutës, duke humbur të gjitha rastet për gol.

Po pavarësisht rezultatit humbës, trajneri Mezani duket optimist për të ardhmen e skuadrës së Laçit në Europë.

Nga ana tjetër, trajneri i skuadrës së Teutës, Gentian Begeja shprehet se ndonëse ekipi i tij luftoi dhe vrapoi gjithë ndeshjes, goli fitues erdhi vonë.

Edhe pse fitues, Begeja nuk është i kënaqur me lojën e sotme, pasi siç dhe ai thotë, priste më shumë nga futbollistët e Teutës.

Ndjekim prononcimin