Policia e Durrësit ka nisur hetimet për gjetjen e një adoleshenteje, largimi në drejtim të paditur i të cilës ka alarmuar familjarët.

Denoncimi është bërë nga babai i saj, ditën e djeshme (më datë 30.03.2018) në rajonin e policisë së Durrësit.

Nga burimet zyrtare bëhet me dije se shtetasi Dh.D, vjeç 41, banues në Durrës, ka kallëzuar se i është larguar nga banesa vajza E.D., vjeçe 16.

Ndërkohë që po punohet për gjetjen e saj, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për vlerësim.