Kryeministri Edi Rama pritet të dalë në një konferencë për mediat në orën 19:00 në lidhje me protestën e dhunshme në Rrugën e Kombit, kundër pagesës së tarifës.

Në një postim në “Facebook”, Kryeministri e konsideron “krim të rëndë” atë që ndodhi sot.

“Sot në 19.00 komunikim i drejtpërdrejtë me shqiptarët për krimin e rëndë që u krye ndaj pronës së përbashkët dhe investimit të kryer sipas ligjit, në funksion të sigurisë afatgjatë të lëvizjes dhe mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit”, shkruan Rama.

Qytetarët sot shkatërruan sportelet e pagesës së tarifës në Rrugën e Kombit, ku nga përleshjet me protestuesit, u lënduan 12 policë dhe disa qytetarë.

Image