Një aksident ku janë përfshirë 2 mjete, ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në autostradën Levan-Vlorë, pranë fshatit Novoselë.
Sipas informacioneve të para, tre persona kanë mbetur të plagosur.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe dhe parakalimi i gabuar. Një prej automjeteve ka përfunduar në kanal, ndërsa një tjetër u përmbys në autostradë.
Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.





