Është ndjerë vazhdimisht e përndjekur nga një 40-vjeçar dhe për këtë i është drejtuar për ndihmë policisë së Durrësit.
27-vjeçarja I.D. ka rrëfyer para efektivëve të policisë se përndiqet rregullisht nga shtetasi A.P. nga Durrësi.
E ndodhur në këto kushte, vajza e re ka bërë denoncimin përkatës për ndjekësin e saj, i cili tashmë do të ndiqet penalisht nga prokuroria për veprën penale që dyshohet se ka kryer.





