Ka ndërruar jetë në spital 12-vjecarja me inicialet E.Z e cila u përpals nga treni në Bradashesh.

Policia njoftoi më herët gjatë ditës se në fshatin Bradashesh, treni i pasagjerëve ka pëplasur shtetasen e mitur E.Z., 12 vjeçe banuese në Elbasan Bradashesh, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Fatkeqësisht e mitura nuk mundi t’i mbijetonte përplasjes tragjike.

Drejruesi i trenit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.