Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e operacionit për arrestimin në Shqipëri të 3 shtetasve shqiptarë, pjesë e një grupi kriminal në fushën e vjedhjeve.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan 8 shqitpare, tre në vendin tonë dhe 5 në Bruksel. Gjatë operacionit u sekuestruan sende në cilësinë e provës materiale si bizhuteri, aparatë celularë, materiale të tjera elektronike, orë të shtrenjta dhe sende të tjera me vlerë.

Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasit e arrestuar (lexo këtu), veprimtarinë kriminale e kanë kryer si grup i strukturuar kriminal. Veprimtaria e tyre ishte e shtrirë kryesisht në Bruksel dhe në disa qytete të tjera belge. 

Ata kanë kryer një numër të madh vjedhjesh me dhunë të banesave dhe objekteve të tjera. Sendet e vjedhura, një pjesë i kanë shitur, ndërsa pjesën tjetër dhe shumat e parave të përfituara nga shitja i kanë transferuar në Shqipëri.