Në lagjen nr.12 të qytetit të Durrësit është gjetur i pajetë një person.
Policia e Durrësit bën me dije se shtetasi M.D., 80-vjeç, është gjetur i vdekur në banesën e tij, pa shenja dhune.
Nga veprimet e kryera, rezulton se mbi të moshuarin nuk është ushtruar dhunë.
Sipas policisë dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, për vlerësim.





