Policia e Shtetit në bashkëpunimi me autoritetet belge ka goditur një grup kriminal që kryenin vjedhje në Bruksel dhe disa qytetet të tjera të Belgjikës.

Policia e Shtetit dhe prokuroria në një deklaratë për mediat tha se grupi kriminal përbëhej nga 8 persona, 3 prej të cilëve u arrestuan në Shqipëri dhe 5 në Belgjikë. 

Operacioni "Picaso"

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan 8 shqitpare, tre në vebndin tonë dhe 5 në Bruksel. Gjatë operacionit u sekuestruan sende në cilësinë e provës materiale si bizhuteri, aparatë celularë, materiale të tjera elektronike, orë të shtrenjta dhe sende të tjera me vlerë.

Në Shqipëri u arrestuan 3 persona

Në zbatim të letër porosisë të dërguar nga autoritetet ligjzbatuese belge në datat 28-29 mars në Shqipëri u ndaluan shtetasit:

  1. Ilmi Vila 37 vjeç
  2. Alerio Dushku 31 vjeç
  3. Albert Arra 22 vjeç

Në Belgjikë u arrestuan 5 persona:

  1. Arbër Llulla (alias: Rubens Ahmetaj, Rubens Bulku), 32 vjeç, nga Tirana;
  2. Deiv Bulku, 25 vjeç, nga Tirana;
  3. Ardit Skeja, 24 vjeç, lindur në Kurbin, banues në Mëzez, Tiranë;
  4. Agron Hyseni (alias Astrit Hyseni), 47 vjeç, nga Laçi;
  5. Flori Saliu (alias Shikim Matranxhi), 26 vjeç, nga Vora, Tiranë.

Nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas, veprimtarinë kriminale e kanë kryer si grup i strukturuar kriminal. Veprimtaria e tyre ishte e shtrirë kryesisht në Bruksel dhe në disa qytete të tjera belge. 

Ata kanë kryer një numër të madh vjedhjesh me dhunë të banesave dhe objekteve të tjera. Sendet e vjedhura, një pjesë i kanë shitur, ndërsa pjesën tjetër dhe shumat e parave të përfituara nga shitja i kanë transferuar në Shqipëri.