Prej disa ditësh një banor i Fierit është shpallur i zhdukur. Policia po kërkon Nazmi Goxhaj, por ende nuk ka rezultate. Ai humbi kontaktet me familjarët vetëm një ditë pasi ishte kthyer nga Athinë në shtëpi.

Mëngjesin e datës 22 mars ai ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Familjarët e Goxhajt thonë se kanë takuar dëshmitarë që kanë parë një person që po mbytej në lumin Semaj. Fillimisht ai kishte kërkuar ndihmë, por më pas u zhduk. /abcnews.al