Një tjetër vajzë e re i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fostoksinë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dishnicë të Korçës, ku i ka dhënë fund jetës 19-vjeçarja E.H.

“Më datë 30.03.2018, rreth orës 04:45, jemi njoftuar se në Spitalin e Korçës, ka shkuar e shoqëruar nga familjarët shtetasja E.H., rreth 19 vjeçe, banuese në fshatin Dishnicë.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se kjo shtetase ka konsumuar fostoksinë në banesë, ku më pas në spital ka ndërruar jetë”, informon policia lokale.

Materialet për veprime të mëtejshme hetimore i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.