Një biznesmen italian është arrestuar në Sassuolo, pasi akuzohet për mashtrim, raportojnë mediet lokale.
Biznesmeni rreth 70 vjeç, identiteti të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua në një hotel në Sassuolo, pasi rezulton i dënuar nga gjykata shqiptare me 8 muaj burg në vitin 2016.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se italiani ka pasur një firmë ndërtimi në Shqipëri, por nuk ka paguar punëtorët.
Pas urdhër-arrestit të lëshuar nga autoritetet shqiptare, partnerët italianë janë vënë në lëvizje dhe kanë vënë në pranga 70 vjeçarin, me qëllim ekstradimin në Shqipëri.





