Hajduti që ka vjedhur shtëpinë e shtetasit S.Ç. 56 vjeç, banor i lagjes nr.16 në Durrës nuk ka dalë ‘duarbosh’.

Policia njofton se autori i vjedhjes është larguar nga shtëpia duke marrë me vete euro, dollarë, lekë dhe bizhuteri, por shuma totale e vjedhur nuk bëhet e ditur.

Pas denoncimit të qytetarit, policia ka nisur hetimin për identifikimin dhe kapjen e autorit.