Ashtu siç ishte paralajmëruar ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka mbërritur në Tiranë!
Kotzias do të zhvillojë një vizitë disa orëshe në Tiranë, pasi Presidenti i Republikës Ilir Meta tha autorizimin për negociatat me Greqinë.
Kotzias është pritur nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati me të cilin po zhvillon një takim në Ministri.
Pas takimit me Bushatin, Kotzias do të udhëtojë drejt Vjenës për të takuar homologun e tij maqedonas Dimitrov.





