Një person i identifikuar si Ridvan Kruja, 48 vjeç, është plagosur me armë zjarri pak çaste më parë në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Oso Kuka”, ndërsa mësohet se personi është plagosur në këmbë dhe është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.
Policia është vënë në kërkim të autorit dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Informacion paraprak:
Më datë 28.03.2018, rreth orës 21.20 , ka ardhur një telefonatë ne sallën operative se në afersi te shkolles “Oso Kuka “ lagje Vojo Kushi Shkoder, është dëgjuar një e shtënë arme zjarri.
Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku nga verifikimet paraprake rezultoi se është plagosur me armë zjarri shtetasi R. K. 40 vjec banues në lagjen “Vojo Kushi”, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.





