Policia ka identifikuar personin që humbi jetën pasditen e sotme në Durrës.

"Në lidhje me aksidentin e ndodhur sot në lagjen Nr.17, Durrës, me pasojë vdekje, ju informojmë se viktima është shtetasi A.M. 33 vjeç, banues në Durrës. Shtetasi A.M. ka qenë duke udhëtuar me biçikletë kur është përplasur me mjetin e drejtuar nga shtetasi D.K. 26 vjeç, banues në Durrës", njofton policia.

Ndërkohë mësohet se drejtuesi i mjetit, shtetasi D.K. po pyetet nga oficerët e policisë gjyqësore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.