Policia e Durrësit ka dhënë informacionet e para për aksidentin me vdekje të regjistruar pasditen e sotme, në lagjen nr.17.

Eshte shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit, shtetasi D.K. ndërkohë që ende nuk është identifikuar viktima e aksidentit tragjik.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.03.2018, rreth orës 17:45, në lagjen Nr. 17 një mjet me targa AA 787 RZ me drejtues shtetasin D.K. ka aksidentuar një shtetas, i paidentifikuar, udhëtonte me biçikletë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshëm procedurale.

Në vendngjarje ndodhen Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin e shtetasit të mësipërm dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.