Avokati Ilir Malindi pretendon se gjyqtari i Durrësit Vladimir Skënderi i ka dhënë 3 ha tokë, që ndodhet në zonën e Katundit të Ri, personit me të cilin Malindi dhe ortaku i tij ishin në proces gjyqësor.
Pas këtij vendimi që avokat Malindi e konsideron kriminal, avokati ka bërë padinë penale përkatëse për këtë rast.
Në prononcimin për DurrësLajm avokati deklaron se tokën e ka marrë me certifikatë pronësie të rregullt nga pronari legjitim dhe sipas tij gjyqtari i ka dhënë këto hektorë tokë një personi që nuk ka asnjë dokument, por ka zaptuar tokën.
Malindi kërkon masa ligjore të ashpra për raste te tilla, në kuadër edhe të procesit të Vetingut.
K.H.





