Një shqiptar 26-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me çifte nga pronari i një banese në Montebello të Italisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës rreth orës 22:00, kur dyshohet se shqiptari tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë.
Pronari i shtëpisë që dëgjoi zhurma nga jashtë, doli në oborr dhe vuri re 26-vjeçarin. Teksa ai tentoi të largohej, e qëlloi në bark me armë gjahu.
Në vendngjarje shkoi me urgjencë ambulanca, e cila u njoftua nga vet pronari 56-vjeçar i shtëpisë. Shqiptari u dërgua në spital dhe iu nënshtrua një operacioni.
Grupi hetimor është duke rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe ka dyshime se me 26-vjeçarin mund të ketë qenë edhe një bashkëpunëtor, i cili arriti të largohej.
Identiteti i shqiptarit të plagosur nuk është bërë me dije.





