Një operacion i prokurorisë së antimafias në Firence ka shkatërruar një rrjet të trafikut të drogës nga Spanja drejt Italisë.
Hetimet kanë dokumentuar veprimtarinë kriminale të dy vëllezërve me origjinë siciliane, pronarë të një bar-pasticierie të njohur në qendër të Firences.
Ata kishin rolin e financuesve dhe të organizatorëve të një rrjeti që kultivonin sasi të mëdha kanabisi në Spanjë për tu importuar më pas dhe shitur në Itali.
Në pranga ka rënë shqiptari Pavlin Delia, i cili konsiderohet si destinuesi final i drogës të këtij rrjeti pjesë e të cilit ishte edhe Giovanni Sutera, 60 vjeç nga Sicilia, shkruan corriere.it.
Sipas prokurorisë, Giovanni Sutera dhe vëllai, Renato, edhe ai i arrestuar, kanë financuar 40 mijë euro për kultivimin e marijuanës në Spanjë dhe shpërndarjen në Itali.
Personi i katërt në pranga është shtetasi spanjoll Ruben Crespo Guerra, i njohur për forcat e rendit.





